Të parit: Faktet që nuk dini për sytë tuaj


Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se pa pesë shqisat tona jeta do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Nëse do t’i pyesnim njerëzit se cilën shqisë do të dëshironin më pak të humbitnin, ata do të përgjigjeshin “shikimin”. Ja nëntë faktet që nuk i dini për sytë tuaj:
1.      Çdo të moshuari i duhen syze për të lexuar
99 për qind të popullsisë botërore fillojnë t’i nevojiten syze për lexim gjatë moshës 43-50 vjeç. Kjo ndodh sepse lentet e syve e humbin me kalimin e kohës aftësinë për t’u përqendruar. Në mënyrë që sytë tuaj të fokusohen te gjërat e mëdha, lentet ndryshojnë formën e objekteve dhe i kthejnë ato në sferike. Sa më shumë të plakeni aq më shumë humbet aftësia e lenteve tuaja, kjo është arsyeja pse disa persona, që janë tek të 45-at, fillojnë t’i largojnë sendet, në mënyrë që të arrijnë të përqendrohen.
2.      Lentet e syve, më të shpejta se lentet e aparatit fotografik
Lentja gjendet pas pupilës së syrit, ajo ka si detyrë të përqendrojë shikimin te sendet që gjenden para nesh. Në çdo çast që shohim përreth, lentja jonë punon pa pushim, duke fokusuar me radhë sendet, veprim ky që kryhet automatikisht, pa dijeninë apo ndërhyrjen e vullnetit njerëzor. Duke krahasuar lentet natyrore të syrit, me ato të aparateve fotografike, duhet të jemi mirënjohës që procesi i fokusimit te njeriu zgjat më pak dhe është i vazhdueshëm. Në të kundërt do të ishte tepër shqetësuese pamja e fokusimit ose jo të sendeve përgjatë ditës.
  1. 3.      Sytë tanë janë plotësisht të zhvilluar në moshën 7-vjeçare Deri në moshën 7-vjeçare sytë e cilitdo janë plotësisht të zhvilluar dhe fizikisht të njëjtë me ata të një të rrituri. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kuptohen problemet me sytë përpara kësaj moshe. Identifikimi i hershëm i problemeve sjell që sytë tanë të kenë më shumë mundësi për përmirësim përgjatë viteve. Pas moshës 7-vjeçare asnjë trajtim mjekësor nuk mund të ndikojë në përmirësimin e të parit.
  2. 4.      Sytë tanë puliten afërsisht 15 000 herë në ditë
Pulitja e syve është një veprim gjysmë i vullnetshëm, kjo nënkupton që sytë puliten automatikisht, por mund të puliten edhe kur ne vendosim kështu. Pulitja e syve është një veprim shumë i rëndësishëm, sepse na ndihmon të largojmë çdo papastërti nga sipërfaqja e syrit, duke përhapur lot mbi të. Këta lot ndihmojnë për të luftuar bakteret dhe për të ushqyer syrin me oksigjen. Mund ta mendoni pulitjen e syve po aq të domosdoshme sa fshirëset e xhamave të makinës.
  1. 5.      Me kalimin e moshës çdo njeri cenohet nga katarakti Katarakti, ose siç thuhet në gjuhën urbane perdja e syrit, është një re e bardhë që formohet brenda syrit dhe shkakton verbimin. Njerëzit nuk e kuptojnë se kataraktet janë pasoja normale të plakjes. Është një proces i njëjtë me thinjat e flokëve, nuk mund të ndalohet dhe vjen gradualisht me rritjen e moshës. Mosha mesatare kur personat kanë katarakte, është mosha 70-vjeçare, ndërsa në moshën 80-vjeçare është e sigurt se do të keni një katarakt. Këto bëjnë një mbulim gradual të lentes së syrit dhe normalisht duhet rreth 10 vjet deri në kohën kur të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor.
  2. 6.      Diabeti zbulohet fillimisht nga një test syri
Njerëzit që vuajnë nga dy lloje diabetesh shpesh nuk e dinë se i kanë. Diabeti zbulohet zakonisht gjatë kontrollit të syrit, sepse mund të shihen si pikëza të vogla të rrjedhjes së gjakut në pjesën e pasme të syrit. Kjo është një prej arsyeve përse duhet të vizitoni rregullisht sytë tuaj.
  1. 7.      Ju shikoni me mendje dhe jo me sy
Detyra e syve është mbledhja e informacionit për sendet që na rrethojnë. Këto informacione kalohen nga syri te truri nëpërmjet nervave optike. Është truri vendi ku i gjithë informacioni për atë që shohim, analizohet dhe merr formën përfundimtare. Kjo nuk do të thotë se syri nuk luan rol të rëndësishëm, sepse është e qartë se organi i të parit ka rëndësi të madhe për njeriun, por mendja është fabrika e gjithçkaje.
  1. 8.      Pamja 20:20 nuk është më e mira që mund të keni
Kur shumë njerëz dëgjojnë frazën 20:20 mendojnë se ky është shikimi më i mirë i mundshëm. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë, sepse shikimi 20:20 i referohet asaj që, të rriturit përgjithësisht duhet të jenë në gjendje të shohin në testin e leximit të shkronjave nga 6 metra largësi. Ky lloj shikimi është i dyti nga fundi, për sa i përket shkallëzimit të qartësisë së shikimit.
9.      Kur janë të thatë, sytë tuaj ujiten
Mund të duket si fakti më i çuditshëm për sytë, por është i vërtetë. Lotët përbëhen nga tri elemente, si uji, mukoza dhe yndyra. Nëse këto tri elemente nuk janë në sasinë e duhur, atëherë syri juaj fillon të thahet. Truri i përgjigjet këtij procesi duke prodhuar ujë shtesë dhe kështu syri juaj ujitet.

Editor

Faqe e lajmeve të përzgjedhura nga të gjitha sferat e jetës.Na shkruani në shkupipress@gmail.com.

 

© 2013 Informacione. All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top