Fshati: Të mirat psikologjike të ajrit të pastër

Nëna natyrë ofron mundësi të pafundme zgjedhjesh dhe madje jo të kushtueshme për pak ditë pushimi apo edhe një fundjavë relaksi! Ndaj, nëse jeni stresuar dhe lodhur nga jeta në qytet, shkoni për pak kohë në fshat!

 Ata që jetojnë në metropol e njohin mirë ndjesinë e dëshirës për të braktisur gjithçka dhe të gjithë dhe “heqjen dorë” prej tyre, vetëm për pak dhe për të shkuar në një vend më të qetë, që të jetë larg nga kaosi, nga smogu dhe nga turma gjithnjë me nxitim. Në fund të fundit, kush nga ne nuk ka ëndërruar një shtëpi të bukur në fshat? Megjithatë, nëse jeni shumë të stresuar nuk do të thotë medoemos se shkaku mund të jetë ambienti përreth. Nëse e urreni jetën kaotike të qyteteve të mëdha dhe shpesh do të donit t’ia mbathnit, ka të ngjarë që sjelljen negative apo stresin mund ta merrnit me vete në çdo vend që do të transferoheshit dhe mënyra e jetës do të jetë e njëjta. Nga ana tjetër, një ndryshim radikal i “skenarit” mund t’ju bëjë mirë për shëndetin dhe në të njëjtën kohë mund të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të jetës suaj. Kalimi i kohës në një vend të qetë do t’ju lejojë që të reflektoni mbi veten, të meditoni mbi çështjet më të rëndësishme dhe ndoshta që të zgjidhni probleme që më parë dukeshin të pakapërcyeshme. Ndaj merrni pak pushim, ose të paktën një fundjavë për të hequr “spinën”. Megjithatë, nëse ju mungojnë aventurat dhe dëshironi thjesht të “shkundeni” pak nga rutina juaj, një aktivitet tjetër ose i pazakontë mund t’ju ndihmojë që të jeni më mirë. Metropolet e mëdha ofrojnë një numër të pafund alternativash: “Zhytja” në një kulturë tjetër dhe të panjohur, një përfshirje artistike që ngjall interesin tuaj ose zgjedhja e një sfide të bukur. Natyra, nganjëherë, edhe pse di të falë qetësi dhe siguri, nuk mund të jetë pikërisht ajo që ju kërkoni. Në qytet është më e thjeshtë të bësh miqësi, të gjesh një pasion të ri apo të nisësh një aktivitet të ri. Ndërkaq, çfarëdo dëshironi, mos harroni se gjëja më e rëndësishme është që të gjeni paqe brenda vetes.

Jeta në fshat dhe në qytet
Jeta në një qytet të madh të lodh shpirtërisht. Njerëzit vuajnë shumë më tepër nga çrregullime psikike si ankthe, depresione dhe madje edhe skizofreni se sa në fshat. Zhurma e vazhdueshme, mungesa e hapësirave dhe stresi luajnë në këtë mes një rol të rëndësishëm. Këtyre u shtohen stresi social, pra ndjenja e të qenët i izoluar në mes të një turme njerëzish që nuk i njeh. Po cilat janë shkaqet që i bëjnë ata që banojnë në qytete të mëdha që të sëmuren mendërisht? Një grup shkencëtarësh pranë Institutit Qendror të Shëndetit Mendor në Mannheim, nën drejtimin e psikiatrit Andreas Meyer-Lindenberg, po merret me këtë çështje, e cila po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. “Sipas vlerësimeve deri në vitin 2050, dy të tretat e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Pra njerëzimi ka përpara një ndryshim shumë të madh social-mjedisor”, – thekson prof. Andreas Meyer-Lindenberg. Studiuesit mendojnë se njerëzit që jetojnë në qytet, reagojnë ndryshe ndaj stresit nga ata që jetojnë në fshat. Për të vërtetuar këtë tezë, ata kanë bërë ekzaminime me skaner koke dhe kanë parë reagimet e sektorëve të ndryshëm të trurit. Personat që morën pjesë në eksperiment ju nënshtruan situatave të qëllimshme stresi, për të parë se cilët sektorë të trurit të tyre reagonin.
Si mund të reduktohet stresi në qytetet e mëdha?
Studiuesit po merren tani me çështjen se si mund t’i organizojmë dhe t’i planifikojmë qytetet, në mënyrë të atillë që njerëzit të jetojnë më të qetë dhe të shëndetshëm. “Vërtet që ne mund të bëjmë diçka në këtë drejtim, për shembull, përmes shpërndarjes së hapësirave të gjelbra dhe aspekte të tjera, të cilat besojmë që janë të rëndësishme. Këto do të ishin në të vërtetë masa për parandalimin e sëmundjeve mendore. Planifikimi i mirë urban ndikon drejtpërdrejt te shëndeti mendor”, – sqaron psikiatri Andreas Meyer-Lindenberg. Por edhe vetë qytetarët e stresuar mund të bëjnë diçka për të mbrojtur veten. Për shembull, të meditojnë. Studimet kanë treguar se meditimi e largon stresin nga jeta e përditshme.

Kuriozitete rreth trupit të njeriut



Ka aq shumë kuriozitete mbi trupin e njeriut, sa që nëse do t’I mësonit të gjitha, papritur do të ndiheshit të huaj me veten, shumë të vegjël në atë që dini, do të habiteni për faktin se shumë prej të panjohurave mbi trupin tonë, nuk ju kanë shkuar asnjëherë në mendje. Duke nisur nga flokët e deri te thonjtë e këmbëve,gjithçka mbi trupin e njeriut është një univers i tërë njohurish, por edhe të panjohurash.
Shpejtësia e tështimës
A e keni menduar ndonjëherë se cilën shpejtësi mund të regjistrojë ajri kur ju tështini dhe e shtyni para? Studiuesit e kanë përllogaritur dhe është regjistruar të jetë 160 km  në orë. Ja pse është shumë e rëndësishmë të mbuloni hundën tuaj me dorë apo shami,  kur tështini.
Rruga që bën gjaku
Ndonëse ju mund ta shihni trupin tuaj nga jashtë, ajo që mund të imagjinoni mbi mënyrën se si funksionon mund të jetë një pjesë shumë e vogël e asaj se si ai funksionon vërtet dhe se çfarë ndodh brenda tij.Gjaku, një prej elementëve bazë të jetës, përshkon një rrugë, as më shumë e as më pak se 90 kilometra në ditë. Kur e imagjinoni,duket gati e pabesueshme, mirëpo është e vërtetë. Madje vetëm zemra, brenda një dite pompon 7.4 litra gjak.
Sasia e djersës
E sigurtë që ndoshta nuk e keni imagjinuar veten asnjëherëduke notuar në djersën tuaj, për vetë faktin se nuk keni menduar se si mund të notosh në aq pak sa mund të djersijë një trup njerëzor. Megjithatë, po të mendoni se përgjatë gjithë jetës së tij njeriu prodhon aq djersë sa për të mbushur dy pishina me madhësi të konsiderueshme, atëherë ndoshta edhe ju zbutet pak ideja e pamundësisë. Mesatarisht, një njeri gjatë jetës së tij, prodhon 25 mijë litra djersë.
Gërhitja
Në moshën 60 vjeçare, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave, janë të prirur të gërhasin, mirëpo jo të gjithë kanë një gërhitje të zhurmshme. Disa prejtyre nuk ndihen, disa janë vërtet problematikë, por që të gjithë gërhasin. E teksa mesatarisht, tingulli i gërhitjes kap vlerën e 60 decibelëve që i takon gërhitjes normale, problematikëte kalojnë padiskutim këtë shifër, duke kapur vlerën e 80-85 decibelëve, që do të thotë njëkatastrofë për veshin e një njeriu tjetër,  i cili dëgjon gërhitjen.
Bakteret
Këtë nuk keni për ta besuar asnjëherë, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë. Megjithatë, nuk është për të na venë në alarm e për të na tmerruar, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.
Ngjyra e flokëve
Bjondet mund të kenë njëmijë e një barcaleta të thëna për to, herë për mirë e herë për keq, por ajo çka është e vërtetë për to është fakti se kanë shumë flokë. Ngjyra e flokëve, sipas shumë studimesh, është përcaktuese e sasisë së flokëve që mund të gjenden në kokën tuaj dhe bjondet, kuptohet vetëm ato natyralet, kryesojnë listën e personaveqë kanë më shumë flokë. Mesatarisht, në kokën e njeriut gjenden 100 mijë folikula të flokut, ku secila prej tyre është e aftë të prodhojë 20 fije floku, përgjatë gjithë jetës së një njeriu. Sa iu përket bjondeve, kjo mesatare regjistrohet në 146 mijë, kurse njerëzit me ngjyrë të errët floku, kanë rreth 100 mijë folikula.Më pak flokë, priret të kenë kokëkuqët, për të cilët numri I folikulave që prodhojnë flokë është 86 mijë.
Rritja e thonjve
E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e kembës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.
Nevoja për gjumë
Nëse shpreheni se po vdisni për një gjumë të mirë natën, vlen të merret si e vërtetë shprehja, ndonëse ju mund ta thoni për forcë të zakonit. Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht njëmbëdhjetë ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.
Gjurmët e gjuhës
Nëse doni të ruani identitetin tuaj, bëni kujdes, mos nxirrni gjuhën. Është një mënyrë e thënë për të treguar se si në fakt, po ashtu si gishtërinjtë dhe gjurmët e tyre, edhe gjuha dhe gjurma që ajo lë është përcaktuese për një individ. Secili prej nesh është unik në këtë pikë.
Humbjet e lëkurës
Kafsha që mund të mbani në shtëpi, apo edhe të tjerat jo shtëpiake, nuk janë të vetmet gjallesa që humbasin dhe ndërrojnë lëkurën. Edhe ne njerëzit humbasim çdo vit gati 0.3 metra pjesë të lëkurës sonë. E gjitha kjo dotë thotë se në moshën 70 vjeçare ne do të kemi humbur gati 2 metra lëkurë.
Numri i kockave
Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.
Stomak “i ri”
A e dinit se thuajse një herë në tre apo katër ditë, bëhemi me“stomak të ri”? Është një mënyrë të thëni për t’ju treguar se veshja e brendshme e stomakut tuaj ndryshon në këtë interval kohor, për shkak pikërisht të aciditetit që prodhon stomaku, i cili shërben për të tretur ushqimin. Nëse stomaku juaj, nuk do të “ndërrohej”një herë në tre apo katër ditë, do të ishte me pasoja të rënda për shëndetin tuaj.
Aftësia për të nuhatur
Sigurisht të mos pretendojmë të kemi aftësi të nuhaturit si qeni, por megjithatë e kemitë zhvilluar në një masë të konsiderueshme. Kështu, njeriu përgjatë gjithë jetës së tij është i aftë të mbajë mend 50 mijë lloje erërash.
Burimi i erës së trupit
I gjithë burimi i erës së trupit,përfshirë edhe asaj të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë./100revista

Rreziqet që vijnë nga anestezia


Efektet që sjell anestezia, varen nga tipi i organizmit të pacientit, megjithatë rreziqet janë minimizuar shumë, duke qenë se kjo fushë, sikurse të tjerat në mjekësi, kanë përparuar mjaft. Megjithatë, ato ekzistojnë.

E rëndësishme është të realizohet faza preanestetike, për të kuptuar gjendjen e pacientit. Është e gabuar ideja se anestezia mund të sjellë dhimbje koke, pasi në fakt nuk ndodh kështu. I vetmi rast që bën përjashtim, është anestezia e cila kryhet në shtyllën kurrizore. Megjithatë, jo të gjithë pacientët reagojnë njësoj edhe pas kësaj faze.
Nëse fillon dhimbja e kokës, ajo nuk zgjat më shumë se një apo dy ditë. Sipas mjekëve, kjo dhimbje kokë mund të mënjanohet duke konsumuar në masë lëngje ose medikamente, por këto të fundit duhet të jenë gjithnjë të konsultuara nga mjeku, për të shmangur ndonjë reaksion të mundshëm.
Nëse ka ndodhur që në një moment tjetër, të një operacioni të mëparshëm, një pacient të ketë reaguar keq nga anestezia apo narkoza, kjo nuk do të thotë që do të ndodhë edhe në një moment të dytë, pasi organizmi i njeriut ndryshon. Megjithatë, është mirë që mjeku të informohet mbi këtë fakt, për t’u treguar i kujdesshëm e për t’ia shtuar këtë veçori gjendjes suaj, para se t’ju bëjë anestezinë.
Fëmijët e vegjël, apo edhe ata të cilët janë në gji, mund të përballojnë shumë mirë anestezinë, madje ndoshta edhe më lehtë se të rriturit. Nëse ka ndodhur që në një moment tjetër, të një operacioni të mëparshëm, një pacient të ketë reaguar keq nga anestezia apo narkoza, kjo nuk do të thotë që do të ndodhë edhe në një moment të dytë.
Është shumë e rëndësishme që mjeku të dijë nëse jeni i ngrënë apo jo, pasi që t’i nënshtroheni anestezisë ju duhet të jeni pa ngrënë. /Telegrafi/

Stomaku, si të kujdesemi për 5 çrregullimet më të shpeshta


Problemet me stomakun, si pasojë e kequshqyerjes dhe stilit modern tw jetesws, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Po ashtu edhe ndërlikimet që shfaqen në shëndet si rrjedhojë e neglizhencës në trajtimin e tyre. Ndërlikimet e çrregullimeve të stomakut fillojnë nga stadet më të lehta, deri tek ato të fazave më të rënduara. Në një intervistë për gazetën “Dita”, mjekja Ilda Xhelili detajon 5 çrregullimet më të shpeshta të stomakut, si dhe këshillat që duhen ndjekur për t’i trajtuar ato në kohë. Stomaku është një organ i rëndësishëm i trupit tonë. Ai luan një rol të rëndësishëm si organ i tretjes që realizohet nëpërmjet përpunimit mekanik dhe atij kimik nëpërmjet çlirimit të enzimave tretëse. Gjithashtu stomaku luan edhe një rol mbrojtës për organizmin nëpërmjet neutralizimit të mikroorganizmave të dëmshëm që mund të hyjnë. Në pjesën e sipërme të tij stomaku lidhet me ezofagun kurse në pjesën e poshtme me zorrët e holla. Stomaku ka lidhje edhe me shpretkën, mëlçinë dhe pankreasin, të cilat edhe këto nga ana e tyre çlirojnë enzimat përkatëse që marrin pjesë në procesin e rëndësishëm të tretjes. Madhësia e stomakut është e ndryshme në varësi të moshës dhe individit, por forma e tij si germa ”J” është konstante. Stomaku është i vendosur në pjesën e sipërme të barkut, poshtë brinjëve dhe me drejtim majtas.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve të stomakut ?
Gastropathy është një term i përgjithshëm që përdoret për sëmundjet e stomakut. Shumë sëmundje të stomakut janë të lidhura me infeksionin. Historikisht është besuar gjerësisht se ambienti shumë acid i stomakut e bën atë rezistent ndaj infeksioneve të ndryshme. Megjithatë një numër i madh studimesh kanë treguar se në shumicën e rasteve me gastrit, ulcera të stomakut apo kancer të tij, janë të shkaktuara nga infeksioni i mikrobit Helicobacter pylori. Ky mikrob arrin të mbijetojë nëpërmjet sekretimit të enzimave (ureaza) që neutralizojnë acidin klorhidrik të stomakut. Ka edhe shumë çrregullime apo sëmundje kronike që ndikojnë në funksionin e stomakut. Por, simptomat tipike që lidhen me çrregullimet e stomakut përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje gjaku (me të vjella ose jashtëqitje) dhe dhimbje.

Cilat janë patologjitë më të shpeshta të stomakut ?
Çrregullimet e stomakut janë shumë të zakonshme tek njerëzit. Rreth 25 për qind e popullsisë vuan prej tyre, kryesisht çrregullime të tretjes dhe dhimbje barku. Këto shqetësime i përjetojnë për periudha të gjata duke pasur vuajtje dhe nervozizëm, mungesa në punë, ulje të cilësisë së jetës. Këta pacientë janë të lodhur nga vizitat nëpër mjekë të shumtë, si edhe nga kostot e medikamenteve. Ndër patologjitë më të shpeshta të stomakut do të përmendim gastritin, gastropareza, diarretë, ulcerat inflamatore, si dhe kanceri i stomakut.

Cilët janë faktorët e riskut në sëmundshmëritë e stomakut dhe ku duhet të ndalemi për parandalimin e tyre ?
Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i çrregullimeve të stomakut. Duhani stimulon prodhimin e aciditetit dhe pengon prodhimin e mukusit mbrojtës të mukozës. Kjo çon në zhvillimin e ulcerave te shumica e duhanpirësve. Problemet kronike të stomakut janë të lidhura gjithashtu me përdorimin e alkoolit. Studimet kanë treguar se pirja e alkoolit mund të shkaktojë ulcera në stomak, gastrit madje dhe kancer të stomakut. Prandaj shmangia e duhanit dhe e konsumit të tepërt të alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e shumicës së çrregullimeve të stomakut. Si shkaktarë të tjerë njihen edhe përdorimi pa kriter i medikamenteve të ndryshme si për shembull aspirina, ibuprofeni, kortizonikët. Këto preparate dëmtojnë mukozën e stomakut duke shkaktuar ulceracione, gjakderdhje, dhimbje të forta, djegie. Përsa i përket trajtimit, shumica e problemeve të stomakut trajtohen me medikamente apo edhe me kirurgji. Ka studime se ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndikojë pozitivisht. Edhe pse nuk ka ushqime të veçanta përgjegjëse për shkaktimin e problemeve kronike të stomakut, dietologët rekomandojnë një dietë të shëndetshme me fruta e perime, sa më pak mish të kuq dhe të shtohet në menu peshku e mishi i pulës. E rëndësishme është që njerëzit të mbajnë një ditar për ushqimet që u shkaktojnë probleme dhe t’i shmangin ato. Gjithashtu shëtitjet dhe aktiviteti fizik përmirësojnë ndjeshëm funksionin e tretjes.

1. Gastritis
Çrregullimi më i zakonshëm është gastritis. Kjo ndodh kur prishet balanca (për arsye të ndryshme) midis acidit klorhidrik dhe mukozës që vesh muret e stomakut. Klinikisht manifestohet me dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, të përziera, ulje oreksi, gromësira, të vjella dhe uth (ndjesia e djegies). Kur sëmundja përparon dhimbja bëhet e vazhdueshme dhe kemi jashtëqitje (defekim) me gjak. Prania e gjakut të errët në feçe është shenjë e një problematike të stomakut. Kur gjakrrjedhja është e menjëhershme dhe me sasi mund të kemi hematemesis (të vjella me gjak). Në qoftë se këto vazhdojnë gjatë, pacienti mund të kalojë në anemi. Në asnjë nga rastet kur kemi gjakderdhje nuk duhet të hezitojmë të shkojmë të mjeku. Mund të themi se këto janë raste që përbëjnë urgjenca.

 2. Gastropareza ose vonesa në lëvizjen e ushqimit
Një tjetër problem dhe afatgjatë i stomakut është gastropareza. Prek miliona njerëz në botë dhe shumica kanë vonesë në diagnostikim. Në thelb gastropareza është një vonesë në lëvizshmërinë e ushqimit, i cili mbetet i ndenjur në stomak. Shkaktarët më të zakonshëm të kësaj gjendjeje janë diabeti (dëmtohet motorika nervore e stomakut), insultet cerebrale (goditjet në tru), apo bllokimet mekanike (kanceri). Klinikisht kemi dhimbje, të përziera, të vjella pas ngrënies, ndjenja e ngopjes edhe kur hahet në porcione të vogla.

3. Shqetësimet e lidhura me diarretë
Tjetër patologji janë diarretë. Kur shkojnë nga disa ditë deri në një javë quhen akute, ndërsa kur zgjasin disa javë quhen kronike. Në të dyja rastet shkaktarët mund të jenë bakterialë, viralë, mykotikë, por mjaft të shpeshta janë edhe çrregullimet e tretjes si rezultat i çrregullimit të enzimave të tretjes. Në çrregullimet e tretjes ndikojnë sëmundje të ndryshme kronike (kryesisht diabeti, cirroza e mëlçisë, etj). Në shume raste zëvendësimi i lëngjeve të humbura gjate diarresë për të parandaluar dehidrimin është i vetmi trajtim i nevojshëm. Ilaçet për të parandaluar diarrenë mund të jenë ndihmëse në disa raste, por ato nuk janë të rekomanduara në persona që si shkak diarreje kanë infeksionet bakteriale, parazitare. Në këto raste diarreja është një reaksion mbrojtës i organizimit duke stopuar atë e lemë mikroorganizmin shkaktar në zorrë duke zgjatur në kohe problemet. Si alternativë doktori mund të përshkruaj terapi me antibiotik. Diarretë virale, gjithashtu trajtohen me medikamente ose lihen të mbarojnë vet procesin e tyre në varësi të ashpërsisë dhe llojit të virusi. Por, gjithmonë duhet të dini që përdorimi i tyre varet vetëm nga rekomandimet e dhëna prej mjekut.

4. Ulcerat inflamatore
Sëmundja “Chron” është një patologji me natyrë inflamatore që mund të prekë traktin tretës në gjithë gjatësinë e tij, pa përjashtuar edhe stomakun edhe pse më rrallë këtë të fundit. Tipari kryesor i saj janë ulcerat inflamatore (gërryerjet infeksioze të mukozës mbrojtëse) që shoqërohen me rrjedhje gjaku, anemi, rënie në peshë, diarre, ulje oreksi, dhimbje barku.

5. Kanceri i stomakut
Ndër patologjitë e stomakut përmendim edhe kancerin, incidenca e të cilit nuk është shumë e shpeshtë. Këto ndodhin më shpesh si rezultat i çrregullimeve të bilancit të aciditetit apo edhe si rezultat i inflamacionit të shprehur që shkakton Helicobacter pylori. Megjithatë shkaku i vërtetë i kancerit të stomakut nuk është i njohur. Në këtë rast dieta ka një rol të rëndësishëm. Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura , të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përben një faktor risku që nuk duhet neglizhuar. Nga ana tjetër përdorimi i frutave, zarzavateve, sidomos ato me ngjyre të kuqe ose të verdhe si domatja, karrota, patatja e ëmbël, ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri i stomakut.

Cilët janë faktorët e riskut në sëmundshmëritë e stomakut dhe parandalimi ?
Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i çrregullimeve të stomakut. Duhani stimulon prodhimin e aciditetit dhe pengon prodhimin e mukusit mbrojtës të mukozës. Kjo çon në zhvillimin e ulcerave te shumica e duhanpirësve. Problemet kronike të stomakut janë të lidhura gjithashtu me përdorimin e alkoolit. Studimet kanë treguar se pirja e alkoolit mund të shkaktojë ulcera në stomak, gastrit madje dhe kancer të stomakut. Prandaj shmangia e duhanit dhe e konsumit të tepërt të alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e shumicës së çrregullimeve të stomakut. Si shkaktarë të tjerë njihen edhe përdorimi pa kriter i medikamenteve të ndryshme si për shembull aspirina, ibuprofeni, kortizonikët. Këto preparate dëmtojnë mukozën e stomakut duke shkaktuar ulceracione, gjakderdhje, dhimbje të forta, djegie. Përsa i përket trajtimit, shumica e problemeve të stomakut trajtohen me medikamente apo edhe me kirurgji. Ka studime se ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndikojë pozitivisht. Edhe pse nuk ka ushqime të veçanta përgjegjëse për shkaktimin e problemeve kronike të stomakut, dietologët rekomandojnë një dietë të shëndetshme me fruta e perime, sa më pak mish të kuq dhe të shtohet në menu peshku e mishi i pulës. E rëndësishme është që njerëzit të mbajnë një ditar për ushqimet që u shkaktojnë probleme dhe t’i shmangin ato. Gjithashtu shëtitjet dhe aktiviteti fizik përmirësojnë ndjeshëm funksionin e tretjes.

Lazer kundër malaries

Çdo vit vdesin qindra mijëra vetë nga malaria. Shkencëtarët kanë zhvilluar një aparaturë, që mund të revolucionarizonte luftën kundër malaries.
 
Malaria është një nga sëmundjet më të rrezikshme, me rreth 300 milionë infeksione dhe 600.000 raste vdekjesh në vit. Ajo transmetohet përmes pickimit të mushkonjës femër anopheles, parazitët plasmodium, hyjnë pastaj në gjakun e të infektuarit dhe shkaktojnë temperaturë të lartë, të dridhura, probleme të stomakut dhe të zorrëve dhe ngërçe, duke çuar ë rastet më të këqija në vdekje. Infeksioni, që shfaqet pothuajse kudo në botë, pëhapet në rradhë të parë se nuk diagnostikohet me kohë, në shumë rajone të botës mungojnë mjetet teknike dhe personeli. Studjuesit e universitetit Rice në Teksas duket se kanë bërë një hap të rëndësishëm, jo vetëm për të përcaktuar më shepjht malarian, por edhe në mënyrë më të saktë dhe me më pak shpenzime. Dhe kjo, sipas shkencëtarëve, pa teste laboratorike, dhe pa profesionistë të trajnuar posaçërisht.
Metoda e re quhet “Vapor nanobubble technology” dhe punon me një lazer, për të zbuluar qelizat e infektuara me malarie. Ky lazer “zbulon” hemozoinën, një produkt anësor kristalin të hemoglobinës, që krijohet vetëm atëherë, kur veprojnë parazitët plasmodium, shkaktarë të malaries. Me fjalë të tjera: Në rruazat e kuqe të shëndosha të gjakut nuk ka hemozoinë. Kjo e bën diagnozën, të pagabueshme, thotë studjuesi Dmitri Lapotko: “Ne kemi zhvilliuar metodën e parë, që mund ta gjejë malarjen brenda pak sekondave dhe pa analiza gjaku apo reagentë”, thotë ai.
Zbulimi sipas Lapotko është absolutisht i sigurtë dhe duhet ta diagonostikojë malarjen, edhe kur prej saj janë infektuar vetëm 0, 00034 përqind e qelizave të trupit, këtë së paku kanë dëshmuar provat me mijtë. Lazeri me frekuncë të ulët godet qelizat e infektuara me malarje për një pikosekondë, një e bilionta e sekondës. Energjia e lazerit merret nga kristalet hemozoinë dhe ata ngrohen aq sa, përreth kristaleve krijohen nano flluska avulli, të ashtuquajtura “vapor nanobubbles”. Kur këto flluska shpohen, në të dhjetë miliontën e sekondës krijohet një sinjal i veçantë akustik,i cili kapet nga një hidorlokator i lidhur me lazerin. “Nano flluskat e avullit krijohen vetëm falë këtij stimulimi dhe vetëm përreth hemozoinës”, shpjegon, pjesëmarrësja në studim Ekaterina Lukianova-Hleb. “Prandaj nuk ka patur eksperimente të dështura, në të cilat për shembull malaria të jetë diagnostikuar gabimisht një një qelizë të shëndoshë.”
Fllluska të vogla, efekt i madh
Shumë praktike: Teknika e përdorur në test duhet të përshatet një një aparat me bateri, i cili mbahet me vete, që si të thuash mund të përdoret kudo dhe në të ardhmen mund të diagnostikojë deri në 200.000 njerëz në vit. David Sullivan, studjues i malaries në universitetin John Hopkins në Baltimore dhe bashkëautor i një studimi për “Vapor nanobubble technology” thotë: “Kjo metodë diagnostikimi kontribuon, që malaria të identifikohet më shpejt dhe me shumë siguri, dhe përveç kësaj mund tëä kryher edhe nga personel, që nuk ka përgatitje mjekësore.” Përveç kësaj tesit me rreth 50 cent pro diagnozë do të ishte sa gjysma e çmimit të metodave tradicionale. Meqë falë teknologjisë së re malaria mund të diagnostikohet brenda pak sekondave në vendin e ngjarjes, bien shpenzimet për laboratorin dhe personelin.

Flurudha

Shtypi

Lajmëtari Shqip

Letërsi

 

© 2013 Informacione. All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top